Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas njoftimit të IHMK-së në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të jenë mes -1 gradë deri në 2 gradë Celsius.
Ndërkohë që temperaturat maksimale parashihet të jenë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.