Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit të IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihet të sjellin edhe reshje shiu, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të jenë mes 3 deri në 6 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale parashihet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius.