Parashikimi i motit për sot, IHMK thotë se ka kushte të përshtatshme për punimet bujqësore

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell teksa vranesira të shpërndara parashihen për gjatë relievit kodrino-malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, njofton Dukagjini.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

Po ashtu Instituti bën të ditur se kushtet agrometeorologjike për këtë vikend do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve në terren, veçanërisht për kryerjen e mbjelljeve vjeshtore.

“Parashikimet sinoptike tregojnë se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, çka krijon një dritare optimale për punimet bujqësore. Në këtë kontekst, rekomandohet fuqimisht që fermerët të intensifikojnë aktivitetet e mbjelljeve gjatë këtyre dy ditëve, pasi struktura aktuale e tokës dhe lagështia e moderuar janë mjaft të përshtatshme për sigurimin e mbirjes uniforme”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, duke marrë parasysh se nga java e ardhshme sinjalizohen përsëri reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të ndikojnë negativisht në qasjen në parcela dhe të vështirësojnë procesin e mbjelljes, është e këshillueshme që këto aktivitete të mos shtyhen. Kryerja e punimeve brenda kësaj periudhe të favorshme do të kontribuojë në garantimin e afateve optimale të mbjelljes dhe performancë më të mirë të kulturave vjeshtore gjatë ciklit vegjetativ.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika