Parashikimi i motit për të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e premte në Kosovë do të karakterizohet me mot të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimit të këtij institucioni, vranësirat në disa zona të vendit mund të sjellin edhe riga të lehta shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë Celsius.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi relativisht të ulët, prej 1 deri në 4 metra për sekondë.

Të fundit nga rubrika