Parlamenti holandez kërkon pezullimin e regjimit të vizave nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Rezoluta e Parlamentit holandez ka bërë thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë përmes mekanizmit të frenimit emergjent deri në mars të vitit 2023, “duke pasur parasysh se Serbia po minon gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe jopajtueshmërinë me sanksionet e BE-së, por edhe mosharmonizimin e regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt kaluan në BE nga Serbia”

Parlamenti holandez





Më tetë dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar një Rezolutë, përmes së cilës i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë, nëse kjo e fundit nuk përputhet me politikën e vizave dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Propozimi pati mbështetjen e koalicionit qeverisës dhe deputetëve të opozitës.

Ai u dorëzua nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Jeoren van Wijngaarden nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) dhe Sjörd Sjördsma nga Demokratët 66. Megjithatë, propozimi u iniciua nga përfaqësuesi i opozitës, Partia Socialiste (PS), Jasper van Dijk.

Deputeti Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij mori mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti Vuçiç nuk i mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të bëhet një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka thënë Van Wijngaarden.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Petrit Selimi, ish-ministri i jashtëm i Kosovës.

Rezoluta e Parlamentit holandez ka bërë thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë përmes mekanizmit të frenimit emergjent deri në mars të vitit 2023, “duke pasur parasysh se Serbia po minon gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe jopajtueshmërinë me sanksionet e BE-së, por edhe mosharmonizimin e regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt kaluan në BE nga Serbia”.

Sipas Traktatit të Lisbonës, në Bashkimin Evropian ekzistojnë dy lloje të kësaj procedure.

Njëra që lidhet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe tjetra që zbatohet në fusha të tjera, si bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe sigurimet shoqërore.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika