Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos ndaj ligjit për “agjentë të huaj”

Një komitet parlamentar në Gjeorgji e ka hedhur poshtë veton e presidentes pro-perëndimore të shtetit, Salome Zurabishvilit për të ashtuquajturin ligj për “agjentë të huaj”, duke ua mundësuar deputetëve që të zbatojnë legjislacionin

Një komitet parlamentar në Gjeorgji e ka hedhur poshtë veton e presidentes pro-perëndimore të shtetit, Salome Zurabishvilit për të ashtuquajturin ligj për “agjentë të huaj”, duke ua mundësuar deputetëve që të zbatojnë legjislacionin, pavarësisht protestave të brendshme dhe kritikave të Perëndimit që një vendim i tillë po dëmton rrugën e Gjeorgjisë drejt komunitetit euro-atlantik.

Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.

Duke marrë parasysh vendimin e Komitetit parlamentar për Çështje Ligjore, ligjvënësit e Gjeorgjisë pritet të shqyrtojnë përmbysjen e vetos së presidentes, në një seancë të mbajtur më 28 maj.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e cila e ka shtyrë përpara miratimin e legjislacionit, e gëzon shumicën në Parlament dhe pritet që ta rrëzojë lehtësisht veton.

Komiteti parlamentar e ka marrë vendimin pavarësisht një proteste paqësore të mbajtur në Tbilisi më 26 maj dhe një paralajmërimi të Avokatit të Popullit në Gjeorgji, Levan Ioseliani, që ligji, të cilit zërat kritikë i referohen edhe si “ligji rus” – për shkak të ngjashmërisë që ka me ligjin që përdor Rusia për t’i heshtur zërat kundërshtarë – duhet të ndryshohet, për të zvogëluar dëmin në shoqërinë civile.

Mijëra persona, kryesisht të rinj, kanë marshuar në Tbilisi në Ditën e Shtetësisë, më 26 maj, duke bërë thirrje që Ëndrra Gjeorgjiane të heqë dorë prej ligjit.

Vetë Zurabishvili ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian dhe forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara, janë kyçe për Gjeorgjinë, që ta ruajë lirinë e vet.

Gjeorgjia është vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, por ende nuk i ka nisur negociatat, të cilat mund të zgjasin me vite.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më 26 maj se “do të vazhdojnë të mbështesin aspiratat e popullit të Gjeorgjisë për një të ardhme euro-atlantike”./REL

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika