Parlamenti i Shqipërisë i jep autorizim SPAK-ut për arrestimin e Berishës

Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro e ka miratuar kërkesën e SPAK-ut për t’ia hequr imunitetin Berishës, duke i lënë rrugë të hapur vendimit për arrestimin e tij me kërkesë të prokurorëve.

Tashmë mbetet që prokurorët e çështjes të caktojnë nëse për Berishën do të ketë arrest të mirëfilltë dhe prangosje, apo arrest shtëpie.

Vetë shumicës në Kuvend i mjaftuan thjesht pak minuta për të vendosur mbi Berishën, duke parë që ky i fundit nuk dëshiroi ta merrte fjalën për të zhvilluar një “mbrojtje” të figurës së tij.

Po ashtu, edhe deputetët e opozitës nuk pranuan të flisnin, apo edhe t’i dëgjonin raportet e Kuvendit për miratimin e kërkesës së SPAK, raporton TCH.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika