Parlamenti i Shqipërisë voton të shtunën kandidaturën e Bajram Begajt për president

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-major Bajram Begaj, pritet të votohet të shtunën e katër qershorit nga parlamenti si presidenti i ri i Shqipërisë.

Bajram Begaj, kandidat për president të Shqipërisë

Të shtunën rreth orës 10:00, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në mënyrë që të sigurojë të paktën 20 nënshkrime, aq sa i nevojitet kandidatit për president Bajram Begaj, që të depozitohet zyrtarisht në Kuvend.

Pastaj në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, ku do t’i shqyrtojnë kriteret ligjore dhe kushtetuese të kandidatit për president.

Ndërkaq, në orën 18:00 do të nisë seanca e kuvendit, ku pritet që kandidatura e Bajram Begajt të dalë në votim.

Ky do të jetë rundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, por është hera e parë që ka një kandidat, emri i të cilit shkon në kuvend.

Në rundin e katërt nevojiten, gjithsej, 71 vota, e që partia në pushtet veçse i ka, për ta caktuar presidentin e ardhshëm.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta votojë kandidatin e PS-së për president, dhe se një pjesë e saj do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së tij.

Kurse partia e Sali Berishës, ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë Begajn për president, por seancën e së shtunës nuk do ta bojkotojnë.

Aktualisht, detyrën e presidentit e mban Ilir Meta, i cili do ta dorëzojë detyrën me 24 korrik.

Mbledhja e PS-së, ku ishte diskutuar për pozitën e presidentit, zgjati më shumë se dy orë, dhe sipas kryeministrit Rama, ishin diskutuar rreth 26 kandidatura të mundshme.

Sipas Ramës, u eliminuan të gjithë ata kandidatë që kishin lidhje me Partinë Socialiste, edhe pse sipas tij, ishin njerëz me kredibilitet.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika