Partia e liderit Borisov, kryeson si fituese në zgjedhjet në Bullgari

Partia e qendrës së djathtë (GERB), e liderit Bojko Borisov, ka marrë përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari. Ndërkaq, rezultatet përfundimtare zyrtare që do të numërojnë edhe fletëvotimet nga jashtë, priten të mërkurën e pesë tetorit

Bojko Borisov, lider i partisë "GERB" në Bullgari





Të hënën e tre tetorit, në Bullgari ka përfunduar votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga votat e numëruara deri më tash, partia e qendrës së djathtë  “Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë” (GERB) e liderit, Bojko Borisov, ka marrë përqindjen më të lartë të votave, e cila ka qenë në avantazh me pesë pikë me partinë “Ne vazhdojmë ndryshimin”.

GERB do të ketë më së shumti deputetë në Asamblenë e 48-të Kombëtare.

GERB është me 25,43 për qind dhe “Vazhdojmë ndryshimin”  me 20,21 për qind, raporton mediumi bullgar, dnevnik.bg.

PDSH është forca e tretë politike me 13.56 për qind, ndërsa “Vazrazhdane” renditet në vendin e katërt me 10.17 për qind.

BSP vijon me 9,34 për qind dhe “Bullgaria Demokratike” fiton 7,45 për qind.

Partia e fundit që ka gjetur vend në parlament është “Ngritja Bullgare” me 4.65 për qind.

“Ka një popull të tillë” me gjasë nuk do të mund të hyjë në Asamblenë Kombëtare, pasi ka mbledhur vetëm 3.84 për qind të votave.

Ndërkaq, rezultatet përfundimtare zyrtare që do të numërojnë edhe fletëvotimet nga jashtë, priten të mërkurën e pesë tetorit.

Ndryshe, votimet në Bullgari kanë filluar më 2 tetor, zgjedhje këto të katërtat për Kuvendin në një vit e gjysmë.

Në Bullgari votimi është zhvilluar në 11 mijë e 845 seksione votimi.

Për bullgarët jashtë vendit, ka pasur 755 seksione votimi në 62 vende.

Nisin zgjedhjet në Bullgari





Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika