Pas 18 orëve, mbaron drama e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut

Drama e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut, ku ishte përfshirë edhe një fëmijë 4-vjeçar, ka mbaruar pas 18 orëve

Drama e pengmarrjes në aeroportin e Hamburgut, ku ishte përfshirë edhe një fëmijë 4-vjeçar, ka mbaruar pas 18 orëve, ka njoftuar policia e Hamburgut.

Siç raporton BBC, një burrë kishte kaluar barrierat e sigurisë të shtunën mbrëma dhe ishte futur te vendi ku parkohen aeroplanët. Në veturë kishte vajzën 4-vjeçare, të cilën raportohet se e mori peng.

Ai pas 18 orëve negocim u është dorëzuar autoriteteve “pa rezistencë” dhe është arrestuar.

“Fëmija duket i pa lënduar”, është thënë nga Policia.

Incidenti shkaktoi çrregullim të fluturimeve në këtë aeroport. Rasti nisi në ora 20:00 të shtunën. Raportohet se i dyshuari parkoi veturën para një aeroplani dhe donte të fluturonte për në Turqi.

Policia ka thënë se ai ka shtënë dy herë në ajër me armë dhe ka hedhur edhe disa koktej molotovi nga vetura.

Autoritetet besojnë se çështja ndërlidhet lidhur me një betejë për kujdestari të fëmijës. Nëna e fëmijës e ka raportuar rastin e pengmarrjes.

Zëdhënësja e Policisë së Hamburgut, Sandra Levgruen, ka thënë të dielën se burri nuk ishte pajtuar me disa vendime të marra nga autoritetet në lidhje me vendimin e kujdestarisë dhe donte të udhëtonte në Turqi me fëmijën.

Në mediumet lokale është raportuar se negociatat me të dyshuarin janë bërë në gjuhën turke nëpërmjet një përkthyesi.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika