Pas 29 vjetësh në arrati, kapet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasjen e një fëmije në Gramsh

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, ka arrestuar në Greqi një shtetas shqiptar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 9-vjeçar në Gramsh, në vitin 1997.

I arrestuari është Kostandin Nishku, i njohur edhe me identitetet Baki Duzha dhe H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe fshihej në Greqi duke përdorur një identitet shqiptar të falsifikuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Nishku ishte dënuar në vitin 1998 me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, njofton Dukagjini.

“Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në mars të vitit 1997, kur ai dhe një shtetas tjetër, të armatosur, kishin shkuar në banesën e shtetasit K. B. për të kërkuar vëllanë e tij, V. B., i cili ishte arratisur nga institucioni i vuajtjes së dënimit ku po vuante dënim për vrasjen e vëllait të Nishkut”.

Pasi familjarët nuk kishin dhënë informacion për vendndodhjen e tij, Nishku kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri djalin 9-vjeçar të familjes K. B.

Identifikimi i të dënuarit u bë i mundur përmes krahasimit të fotografisë së tij nga viti 1997 me fotografinë e pasaportës së falsifikuar, të marrë në vitin 2013.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika