Pas aktgjykimit që anuloi vendimin e ZRRE-së, bizneset mendojnë për padi edhe ndaj KEK-ut

Pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale për anulim në tërësi të vendimit të ZRRE-së dhe pasi morën faturat nga KEK-u, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, në mesin e bizneseve të mëdha ka diskutime për padi të reja. Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë mund të ketë padi për faturat që cilat bizneset i morën nga KEK-u, pa pasur kontratë.

Pak ditë pasi morën faturat e muajit qershor, në mesin bizneseve të mëdha që u nxorën në tregun e hapur të energjisë elektrike dhe që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar, po diskutohet për padi të reja.

Teksa përmendën se faturat në kuadër të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit i morën me një muaj vonesë, në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë thanë se faturat u shkuan edhe bizneseve pa kontrata.

“Kompanive të cilave vetëm se u ka ardhë fatura e energjisë kanë të drejtë tash me ngritë padi, për shkak se këto nuk kanë kontratë me KEK-un, këto kanë pasë kontratë me KESCO-n, sepse KESCO ta ka sjellë faturën, por tash bizneset po thonë që faturat u ka ardhë me emër të KEK-ut, me logo të KEK-ut dhe nga emaili i KEK-ut. Këtë duhet padyshim ta sqarojnë juristët”, ka thënë – Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Pasi Gjykata Komerciale nxori aktgjykim për anulimin në tërësi të njoftimit të ZRRE-së për hapjen e tregut, bizneset po shohin mundësitë e kompensimit për “faturat me çmime të ngritura”.

“Juristët tërë kohën kanë insistuar që bizneseve që u ka ardhë fatura me super çmim të ngritur, duhet të kërkojnë dëmshpërblim, duhet me kthy prapa, mos me pranu me u pagu ajo faturë, shkaku se nuk ka biznesi kontratë me KEK-u”, ka thënë – Kushtrim Ahmeti, Drejtor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Por, KEK-u, ndërmarrje e cila në kuadër të obligimit ligjor si Furnizues i Mundësisë së Fundit u kishte bërë thirrje bizneseve që kishin mbetur pa furnizues nga 1 qershori të nënshkruajnë kontrata të përkohshme, nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit lidhur me këtë temë.

Referuar Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, juristi Ardian Bajraktari sqaroi dispozitat lidhur me pasojat eventuale, por shtoi se duhet pritur vendimin përfundimtar.

“Pasojat e anulimit të një akti administrativ mund të jenë edhe prapavepruese, për dallim prej shfuqizimit kur pasojat e një akti të tillë janë vetëm për të ardhmen. Mirëpo, megjithatë për këtë duhet pritur që i njëjti të marrë formën e prerë. E deri në këtë stad të procesit, tashmë i njëjti është i pezulluar dhe rrjedhimisht nuk mund të zbatohet, përkatësisht të prodhojë asnjë efekt”, ka thënë – Ardian Bajraktari, Jurist.

Sidoqoftë, bizneset që u nxorën në tregun e hapur nga 1 qershori u furnizuan me energji elektrike në kuadër të FMF-së, për periudhën 60 ditore të paraparë me ligj, dhe nuk janë shkyçur as pas përfundimit të saj.

Zyra e Rregullatorit për Energji ende nuk ka dalë me njoftim lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Komerciale për “anulimin në tërësi” të njoftimit të saj, ndërsa nuk ka qartësi nga kush dhe si po furnizohen bizneset.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika