Pas bastisjeve në disa lokacione arrestohen 5 persona, dyshohen për mashtrim

Policia e Kosovës (ilustrim)

Pesë persona janë arrestuar në aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Policisë së Kosovës që u zhvillua të mërkurën në pesë lokacione.

Gjatë aksionit janë kryer bastisje në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti, ku në mesin e personave të arrestuar njëri është zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se aksioni i cili ka filluar në mëngjes të ditës së sotme, në koordinim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës dhe me gjykatën kompetente ka përfunduar. Në kuadër të këtij aksioni, janë kryer bastisje në pesë (5) lokacione, përkatësisht në Prishtinë, Kamenicë dhe në Viti, ku fillimisht janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar, prej tyre një (1) zyrtar i Shërbimit Korrektues, ndërsa pas intervistimit të tyre në stacion policor, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh nga Prokurori i Shtetit, për shkak të veprës penale ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të pandehurit, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B. dyshohen se nga janari deri në prill të vitit 2024, në bashkëkryerje, kanë vënë në lajthitje palë të dëmtuar, duke i mashtruar se do t’u shesin “bitcoina” dhe kanë fituar shumta të konsiderueshme parash.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se edhe dy persona tjerë janë të dyshuar, por që nuk janë gjetur në lokacionet e bastisura.

“Personat me inicialet: B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar-prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, kinse do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave. Në këtë çështje penale janë në kërkim edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur në objektet përkatëse.

Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, thuhet tutje në njoftim.

 

Aksion i përbashkët i policisë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, bastisen disa lokacione

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika