Pas dorëheqjeve, komunat veriore do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre gjatë ditës së sotme. Ky vendim nënkupton që këto komuna do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme thonë njohës të çështjeve politike





Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potokut dhe Zveçani, nga e diela kanë mbetur pa udhëheqës.

Krejt kjo pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave, veprim i cili u formalizua një ditë pas u mor vendimi për të.

Ky vendim i Listës Serbe automatikisht i dërgon komunat veriore në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Po duhet të ketë zgjedhje atje pasi kanë dhënë dorëheqje dhe nuk mund t’i zgjidhësh pas dorëheqjes. Nuk mund t’i emërojë askush pasi ata kanë dhënë dorëheqje. Sa i përket deputetëve të Kuvendit proceduara e do kur dikush dorëhiqet, zëvendësohet më ata që janë në listë, por duhet marrë parasysh që ata prej Listës Serbe nuk dihet a do të pranojnë”, ka thënë analisti, Visar Ymeri.

Se ligji duhet të respektohet e në këto komuna të organizohen të zgjedhje demokratike e thotë edhe analisti, Gazmir Raci.

Vetëm se ai është skeptik se dorëheqjet do të dorëzohen edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Brenda afateve ligjiore që janë të përcaktuara këta nuk kanë me i dorëzu dorëheqjet në KQZ dhe ka më u gjete zgjidhja që këta me u rikthy. Edhe nëse nuk kthehen krytarët, atëherë nënkryetarët do të mund të udhëheqin për një kohë të caktuar ashtu siç e definon ligji për zgjedhje lokale”, ka thënë analisti Gazmir Raci.

Një ditë më parë, më 5 nëntor, Lista Serbe ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Vendimi erdhi pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, fillimisht për targat ilegale serbe dhe më pas për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar ta zbatojë atë vendim.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika