Pas ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në Prokurorinë Speciale është paraqitur edhe ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Ai është thirrur në cilësinë e të dyshuarit.
Avokati i Lipovicës, Feim Alaj, për “Betimi për Drejtësi” tha të mërkurën se intervistimi i klientit të tij ishte shtyrë për ditën e enjte, në kërkesë të tij.
Po ashtu, Prokuroria Speciale, ka konfirmuar se Lipovica është ftuar si i dyshuar në këtë rast.
Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.