Pas Kaçanikut e Elez Hanit, Abdixhiku shkon në Ferizaj – Premton mbështetje për banesën e parë për çiftet e reja

Mbështetje për çiftet e reja, ka premtuar Lumir Abdixhiku nga tubimi në Ferizaj, të cilin po e mban me qytetarët e kësaj ane.

Sipas tij, kjo do të bëhet që jeta mos të nisë me ankth financiar.

“Mbështetja vazhdon edhe për çiftet e reja, me mbulim të interesit për banesën e parë, që jeta të mos nisë me ankth financiar. Këto politika e mbajnë fuqinë punëtore këtu, në Ferizaj, në Kosovë”, ka deklaruar Abdxhiku.

Tutje ai foli edhe për ciklin e jetës, siç e kanë quajtur në programin qeverisës të tyre, ku do të mbështesin financiarisht fëmijë që nga lindja, e deri në moshën 21 vjeçare, deri tek punësimi.

 

Të fundit nga rubrika