Pas Drenicës dhe Llapit “Zjarri i Lirisë” sonte ndizet edhe në Gllogjan të Dukagjinit

Nga fshati Likoc, aty ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flakadanët e lirisë një natë më parë u ndezen edhe në Zonën Operative të Llapit, në Stallovë të Gollakut.

Sonte flakadanët e lirisë do të ndizen edhe në Gllogjan të Dukagjinit, aty ku është Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Kombit.

“Zjarri i Lirisë” do të ndizet në nderim të sakrificës dhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-komandati i UÇK-së, Daut Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në Glogjan, në ndezjen e flakadanëve të lirisë.

“Sonte në Gllogjan, nga ora 19:00, do të bashkohemi për ndezjen e flakadanit të lirisë në kujtim të sakrificës dhe në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që i presim me datën 16 shtator.”, ka shrkuar Haradinaj në një adrsim të tij në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, “Zjarri i Lirisë” do të ndizet në shtatë zonat, aty ku ka operuar Ushtria Çlrimitare e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika