Pas negocimit në Leposaviq, nisin të largohen veturat për të cilat serbët bënë kërkesën

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se pas kërkesës së serbëve, kanë filluar të largohen veturat

Kanë filluar të largohen veturat për të cilat serbët bënë kërkesën, në Leposaviq.

RTV Dukagjini sjell pamje nga momenti i largimit të veturave. Të njëjtat u larguan nën duartrokitje nga serbët.

Më herët, në komunën e Leposaviqit ishte duke u negociuar për nxjerrjen e disa mjeteve brenda komunës.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini, i pranishëm në Leposaviq është ish-kryetari i Leposaviqit.

Ai ka thënë se njerëzit nuk do të largohen deri në largimin e kryetarit Lulzim Hetemi nga komuna.

Ndërkohë, një tjetër veture të RTV Dukagjini i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.

Së njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika