Pas NJSI-së, sot proteston edhe Njësia Speciale Operative

Protesta do të mbahet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë

Pas protestës dhe shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shtesat e pagave dhe të rrezikshmërisë në punë nga Njësia Speciale Intervenuese e policisë dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim, sot (e enjte) do të protestojë edhe Njësia Speciale Operative.

Protesta do të mbahet brenda zyrave, për dallim nga dy njësitë e tjera elitare që protestën e bënë para objektit të qeverisë.

Të mërkurën, pjesëtarët e njësive elitare të policisë kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre për shtesat e rrezikshmërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar se mbështetja për Policinë e Kosovës nuk ka munguar. Sipas Sveçlës, të ardhurat e njësive speciale kanë arritur deri në 2 mijë e 200 euro gjatë këtij viti.

Po ashtu, edhe kryeministri, Albin Kurti, tha se pajisjet e tyre kapin vlerën e 10 mijë eurove./KP

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika