Pas përfundimit të protestës, lirohet rruga Shtërpcë – Prevallë

Policia ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, është liruar për qarkullim pas përfundimit të protestës së mbajtur nga ana e serbëve në komunën e Shtërpcës

Foto ilustruese e rrugës rajonale Shtërpcë – Prevallë. Foto: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është liruar për qarkullimin e automjeteve rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë.

Mbyllja e rrugës erdhi si pasojë e protestës nga ana e serbëve lokalë në komunën e Shtërpcës, lidhur me plagosjen e dy djemve serbë, të cilët u qëlluan me armë zjarri në fshatin Gotovushë.

Po ashtu, në njoftimin e Policisë thuhet se protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident të raportuar.

Pamje nga protesta në Shtërpcë

“Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve. Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamje e patrullës së EULEX-it gjatë protestës në Shtërpcë

Komuna e vogël afër qytetit të Ferizajt, Shtërpca, e cila ka një numër të madh të banorëve serbë, siç raporton nga vendi i ngjarjes, gazetari i RTV Dukagjinit, Sylejman Sylejmani, shumë nga ta ishin mbledhur për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë, të premten e 6 janarit.

Ndërkaq, protesta ishte duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e EULEX-it.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika