Pas procesimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas të dhënave të prezantuara nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49.79 për qind të votave, apo gjithsej 421 mijë e 129 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.18 për qind të votave, përkatësisht 179 mijë e 158 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77 për qind, apo 117 mijë e 502 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5.74 për qind të votave, që përkthehet në 48 mijë e 612 vota.
Ndërsa, numërimi për kandidatët për deputet do të filloj nesër në ora 12:00.
“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet dhe do të shfaqen në platformë, por rezultati i 95.99 për qind e vendvotimeve është ky, shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat e diasporës, me kusht dhe me nevoja të veçanta. numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i subjekteve politike do të fillojë nesër në orën 12:00 për shkak se i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës, dhe fillimi do të filloj prej orës 12:00”, ka thënë Radoniqi.
Rezultati i të gjitha partive:
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 49,79%
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21,18%
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,77%
- AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5,74%
- Srpska Lista – 3,87%
- NISMA Socialdemokrate – 1,72%
- Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0,63%
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0,46%
- Koalicija Vakat – 0,45%
- Nova Demokratska Stranka – 0,40%
- Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 0,30%
- Socialdemokratska Unija (SDU) – 0,28%
- Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 0,21%
- PSA – 0,20%
- PAI–PDAK–LPB – 0,19%
- Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 0,17%
- Lëvizja Përparimtare – Romët e Kosovës (LPRK) – 0,15%
- Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 0,10%
- FJALA – 0,10%
- Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 0,09%
- Iniciativa Qytetare për Kosovën – 0,08%
- Kosovski Savez – 0,05%
- Kosovaki Nevi Romani Partia – 0,03%
- Nezmdin Sejdiu – 0,03%
