Pas ShBA-së, Kurti e vazhdon vizitën e tij në Zvicër

Gjatë vizitës së tij në Zvicër, Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 23 majit, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë.

Ai, gjithashtu, do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti, gjithashtu, do të zhvillojë takime me mërgatën tonë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti, e ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), të cilën e ka filluar me gjashtë maj, ku ka takuar sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Amerikë, Kurti kishte takime më përfaqësues të kompanive teknologjike e me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, pas raportimit se 330 euro do të jetë shuma me të cilën do të kompensohet në formë të mëditjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për qëndrimin e tij në ShBA për 16 ditë radhazi, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kishte deklaruar se kryeministri Kurti nuk merr mëditje.

“Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, Kurti, prej së është zgjedhur i pari i ekzekutivit asnjëherë nuk ka marrë mëditje.

Ndryshe, që nga marrja e mandatit si kryeministër, kjo ishte vizita e parë zyrtare e Kurtit në ShBA.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika