Pas ShBA-ve, Mehaj vizitë zyrtare në Turqi

Me ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar, të hënën e 16 majit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Turqi

Pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), të hënën, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Republikën e Turqisë, me ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur se përveç me ministrin Akar, ai do të takohet edhe me kompani të njohura të industrisë turke të mbrojtjes.

“Pas vizitës në ShBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes,  qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj.

Ai ndër të tjera ka shtuar se do se do ta vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

Mehaj, gjithashtu, ka deklaruar se këto vizita do të bëhën për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe vendeve të saj partnere.

“Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, ministri Mehaj të mërkurën e 12 majit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA, dhe se kjo vizitë është në funksion të forcimit të mëtejmë të parteneritetit.

Po ashtu me 14 maj, Mehaj së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë takuar Gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowas në ShBA, Benjamin Corell, si dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), që po qëndrojnë për trajnime në Iowa.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika