Pas takimit me Escobar, presidentja Osmani viziton Klinikën e Onkologjisë

Në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të vizitojë klinikën e Onkologjisë në QKUK, vizitë kjo e cila do të vazhdojë pas takimit të saj me emisarin amerikan, Gabriel Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 19 tetorit do ta vizitojë Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Këtë vizitë do ta vazhdojë pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Në këtë klinikë, me fillim nga ora 11:00, do të bëhet shpërndarja e disa protezave silikoni, proteza gjoksore dhe paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Ky projekt është mbështetur nga Presidenca e Kosovës.

“Ju informoj se më datë 19 Tetor, në orën 11:00 në Klinikën e Onkologjisë do të bëhet shpërndarja e 100 kompleteve – 100 proteza silikoni e 100 gjoksore, projekt i mbështetur nga Presidenca e Republikës së Kosovës, si dhe 100 paruke, donacion i Koalicioni K10 dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosova, zyra në Prishtinë. Për shkak se numri është i kufizuar e nevojat janë të mëdha, ju lutemi që të vijnë zonjat, të cilat nuk janë pajisur më herët”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për luftimin e Kancerit të Gjirit, raporton EO.

Pas takimit me strukturat drejtuese të ShSKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Osmani do të deklarohet para mediave.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika