Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës si pasojë e plagëve të marra me thikë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima, mashkull, ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ishte transferuar në QKUK në Prishtinë, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.
Sipas Bytyqit, i dyshuari për vrasjen është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.
Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e krimit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.