Pasardhësi i Hasan Prishtinës për 28 Nëntorin ka një apel për Ramën dhe Kurtin

Mehmet Prishtina, pasardhësi i Hasan Prishtinës, para festës së 28 Nëntorit, ka rikujtuar momentin e pajtimit mes Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës për shpalljen e pavarësisë në Shkup. Ai ka theksuar nevojën për unitet në mes subjekteve politike dhe për bashkëpunim mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti

Mehmet Prishtina

Mehmet Prishtina, pasardhësi i Hasan Prishtinës, një ditë para festës së 28 Nëntorit, ka rikujtuar pajtimin e Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës për ta shpallur pavarësinë në Shkup, derisa ka theksuar se duhet unitet në mes subjekteve politike dhe dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në mënyrë që fillimisht ta bëjnë bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe pastaj të punojnë për integrimet evropiane.

Mehmet Prishtina fillimisht ka rikujtuar arrestimin e Hasan Prishtinës nga ushtria serbe dhe pajtimi në mes Ismail Qemailit dhe Hasan Prishtinës që shpallja e pavarësisë të bëhej në Shkup.

Ai tha se duhet të ketë integrim mes shqiptarëve, pastaj në Evropë.

Një dita para festës së 28 Nëntorit, ai apeloi për unitet të subjekteve politike në Kosovë.

Sipas tij, roli i Edi Ramës në Tiranë apo roli i Albin Kurtit në Prishtinë kur e vendos në baraspeshë rëndësinë e interesit të përgjithshëm kombëtar, duhet të jetë sekondar e jo primar./ KP

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika