Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, PDK-ja e quan Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”

Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës sot u shpall e “vdekur” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në “Debat Plus”, deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues, derisa e thumboi edhe partinë tjetër opozitare LDK-në.

“Jam i sigurt nuk i ka pasur votat, një manipulim i Kurtit, i cili njihet si mjeshtër i manipulimit për çdo gjë. Ka qenë që në fillim një farsë, e ka ditë që opozita nuk është e bashkuar, ka pas shenja më herët, kemi pasur shembuj kur partitë opozitare nuk kanë qenë unike, ka qenë rasti për Valdete Dakën, nau kanë dashur nënshkrimet për Kushtetuese, nuk i kemi marrë nga LDK. PËr Blerim Isufajn prapë nuk i kemi marrë nënshkrimet nga LDK”, tha ai.

Deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk i qëndroi prapa premtimit të tij për shpërndarjen e Kuvendit.

“Një mënyrë është me dhënë dorëheqje se i kish rënë taman, ka dështu në secilin proces. Mënyra tjetër është me shkarku, nuk i kem votat. Me dhënë dorëheqje, me u kallë gjysma e Kosovës nuk jep, se thotë gjysma tjetër më don. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordu mazhoranca. Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kem pasur votat, ai kërkojke me gjetë arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti. S’e kuptoj opozitën, s’kam pa në rajon që opozita me i thënë një Qeverie rri deri në fund”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika