Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Parlamenti Evropian miraton Rezolutë

Përmes një postimi në Facebook, Ferati-Sachsenmaier ka thënë se rezoluta e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve në Serbi

Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rezolutën për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, rezulotë e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Lajmin lidhur me miratimin e kësaj rezulote e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier, e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”.

Përmes një postimi në Facebook, Ferati-Sachsenmaier ka shkruar se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve që u bëhen në Serbi.

“Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga eurodeputetët vë theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës. Për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika