“Pastrimi” paralajmëron dërgimin e borxhlinjve te përmbaruesit për fatura të papaguara

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se konsumatorët që nuk i shlyejnë borxhet për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave do të dërgohen te përmbaruesit.

Në një njoftim për media, kompania u bëri thirrje qytetarëve në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas dhe Fushë-Kosovë që të kryejnë pagesën e faturave sa më shpejt.

“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika