Pasuria e Lewandowskit arrin në 85 milionë dollarë

Të ardhurat e Robert Lewandowsk-it në Barcelonë do të jenë rreth 9 milionë euro neto në sezon

Robert-Lewandowski, lojëtari i ri i Barcelonës

Robert Lewandowski pas tetë vjetësh në Bayern Munich, tashmë është transferuar në Barcelonë.

Sipas informacioneve nga Celebrity Net Worth dhe Revista Forbes, pasuria aktuale e sulmuesit polak arrin në 85 milionë dollarë. Paga e Lewandowskit në Bayern Munich ishte 24 milionë dollarë në vit, ndërsa të ardhurat e tij neto arritën në 12 milionë dollarë.

Ndërsa, në Barcelonë të ardhurat e tij neto do të jenë rreth 9 milionë euro neto në sezon.

Shtypi gjerman kohët e fundit i ka kushtuar vëmendje pasurisë së futbollistit, me bizneset e ndryshme që ai ka shfrytëzuar pas zhvillimit të tij në Bayern Munich.

Sulmuesi polak ka një markë veshjesh sportive, e cila është edhe ajo që vesh ekipin olimpik të vendit të tij, Poloninë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika