Patriarku Porfirije nga Manastiri i Graçanicës uron festën e Kurban Bajramit

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, pas liturgjisë fetare në Manastirin e Graçanicës, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Ekipi i RTV Dukagjini që po qëndron në Graçanicë, ka raportuar se numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it është shtuar.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo, me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

“Djemtë e Kosovës”, “Rrënjët e mia”, janë disa nga mbishkrimet në oborrin e manastirit.

Ndërkaq, një ditë më parë, qytetarët serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë për të shënuar festën e Vidovdanit. Aty u prezantua një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.

Në deklaratë thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.

“Ka ardhur koha – “ose Asociacioni ose serbët do të dinë çfarë do të bëjnë”, u tha gjatë leximit të deklaratës.

Nga Beogradi, që nga java e kaluar është paralajmëruar miratimi i deklaratës së serbëve nga Kosova. Në ndërkohë, edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte konfirmuar se serbët do të ndërmarrin “hapa aktivë për Vidovdan, pa specifikuar se çfarë do të jenë, por me shënimin se “në Vidovdan mund të dihet gjithçka”.

Teksti i këtij dokumenti, që përmban pesë pika, ku në të fundit thuhet se “në Vidovdan shihet gjithçka”, është lexuar nga ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq.

Kisha Ortodokse Serbe feston këtë datë në përkujtim të serbëve në betejën kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane në Kosovë, në vitin 1389.

Në Gazimestan, në këtë ditë të qershorit të vitit 1989, ishte fjalimi i ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq i cili u konsiderua si një paralajmërim i luftërave që do të vijonin me fillimin e viteve të 90-ta.

Në të njëjtën datë, disa vite më vonë, përkatësisht në vitin 2001, Millosheviqi u ekstradua në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, për të cilat u akuzua.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika