Patrulla të përbashkëta mes KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë duke kryer patrulla të përbashkëta për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të lirë të lëvizjes në Kosovë

KFOR dhe Policia e Kosovës

Komanda Rajonale e KFOR-it në Perëndim (RC-W) ka bërë të ditur se ushtarët e saj po kryejnë patrulla të përbashkëta në bashkëpunim me Policinë e Kosovës brenda territorit të tyre.

Ky veprim, siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, ka për qëllim monitorimin e territorit dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

“Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W), kryen Patrulla të Përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë”, thuhet në njoftim.

KFOR dhe Policia e Kosovës

Po ashtu, në njoftim thuhet se KFOR-i është i përkushtuar ndaj mbështetjes së paqes, bashkëpunimit dhe përparimit në Kosovë, duke vepruar në përputhje me mandatin e tij, të caktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999.

Kujtojmë se më 24 shtator të këtij viti në Banjskë të Zveçanit është kryer një sulm terrorist kundër Kosovës, ku ka humbur jetën Afrim Bunjaku si dhe ka mbetur i plagosur polici, Alban Rashiti.

Në shkëmbimin e zjarrit në Banjskë kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.

Kosova për këtë sulm ka fajësuar Serbinë, që sipas saj e dëshmon pretendimin, por Serbia i ka refuzuar.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika