PDK dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin për balotazh edhe në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për të hyrë së bashku në koalicion në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari aktual i komunës, Shaqir Totaj, i cili përmes një postimi në Facebook njoftoi se dy partitë do të garojnë së bashku në balotazhin e 9 nëntorit.

Ai ka falënderuar kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, për mbështetjen, duke e cilësuar koalicionin si “rrugëtim të përbashkët +4 për Prizrenin”, një angazhim për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të tij.

“Sot jam i lumtur ta ndaj lajmin e arritjes së koalicionit për bashkëqeverisje me LDK-në, i bindur se idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë. E falënderoj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë”, ka shkruar Totaj.

Me këtë aleancë, PDK dhe LDK do të përballen në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika