PDK i sheh të qëllimshme vonesat në implementimin e draftit të Asociacionit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se vonesa po bëhen të qëllimshme për shkak se institucioni më i lartë në vend të mos jap mendim para se të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është që draftin e Asociacionit të mos e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për shkak të vitit zgjedhor, ndërsa analisti Bekim Kabashi thotë se kryeministri po arsyetohet me mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se vonesa po bëhen të qëllimshme për shkak se institucioni më i lartë në vend të mos jap mendim para se të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë.

“Ky vit është vit elektoral që kemi hyrë dhe po besoj që qëllimi i tij është që deri në fushatën zgjedhorë të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen e Asociacionit pra ai po e vonon dërgimin e këtij statuti në gjykatën Kushtetuese për të mos pasur mundësi që Gjykata Kushtetuese me dhënë mendim para se të përfundojnë zgjedhje”, thotë Haliti, shkruan EO.

Por analisti politik, Bekim Kabashi, thotë se kryeministri Kurti ishte zotuar se do ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kabashi thotë se kryeministri Kurti po arsyetohet për shkak se Serbia nuk ka pranuar të nënshkruhet marrëveshja bazike.

“Siç e dimë që Qeveria e ka marrë obligim me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit pastaj edhe në takimin e pesëshes së madhe në Bruksel ku është takuar kryeministri Kurti është zotu që ka me pranu edhe me kalu draftin e statutit të Asociacionit komunave me shumicë serbe por kjo qeveri po arsyetohet me mosprocedimin e këtij drafti shkaku që Serbia nuk po pranon me nënshkrua marrëveshjen pra marrëveshjen bazike, që pastaj e ka obligim brenda edhe Asociacionin në kuadër të pikës 10 ku thuhet që palët janë të obliguara t’i pranojnë të implementojnë të gjitha marrëveshjet e pranuara të kaluarën”, thotë Kabashi.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika