PDK-ja kujton vëllezërit Bytyqi: Janë shembull ideal i atdhedashurisë

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi. Ata theksojnë se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës ndaj familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këtë të shtunë, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, si dhe i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi bashkë me Vlora Çitakun e disa bashkëpartiakë të tjerë kanë bërë homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi.

Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja shprehet se vëllezërit Bytyqi janë shembulli ideal i atdhedashurisë.

“Vëllezërit Bytyqi janë shembulli ideal i atdhedashurisë. Me bekimin e prindërve të tyre, kur Kosova kishte më së shumti nevojë, ata lanë jetën e sigurt në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit”, shkruan PDK-ja

Gjithashtu, në postimin e PDK-së thuhet se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, kurse institucionet vendore duhet të kërkojnë drejtësi deri në dënimin e atyre që ekzekutuan Mehmetin, Agronin dhe Yllin.

Për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, Prokuroria e Serbisë në vitin 2006 e kishte ngritur një aktakuzë kundër dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika