Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për çështjen e presidentit mbetet i pandryshuar, duke thënë se nuk do ta votojnë një kandidat që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Lushtaku tha se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit lidhur me emrin e mundshëm për president, ndonëse sipas tij, ende nuk ka propozime zyrtare.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit që po na vijën nëpër tema diskutime dhe pse nuk janë zyrtare ende dhe qëndrimi ynë është i njejtë. Kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual por realisht atë nuk e patëm. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari që të jemi për por e pamë rrjedhojën dhe ne e respektojmë…edhe Andin edhe që e kam pasë koleg por dihet që ai është vartës dhe është në Vetëvendosje dhe nuk kemi votë për to”, ka thënë Lushtaku.
