Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot përvjetorin e 27-të të rënies së Mujë Krasniqit-Kapuçit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të PDK-së, gjatë kësaj beteje, luftëtarët e lirisë ranë në pritë, por u përballën me armikun me guxim të jashtëzakonshëm, duke shfaqur sakrificë të lartë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
PDK-ja ka renditur emrat e 41 dëshmorëve, duke përfshirë Mujë Halil Krasniqin, Komandantin e Brigadës 113 të UÇK-së, si dhe bashkëluftëtarë nga Klinë, Skënderaj, Drenas, Shtime, Lipjan, Malishevë, Ferizaj, Rahovec, Prizren, Suharekë, Istog, Hani i Elezit dhe Vushtrri.
Tutje, PDK-ja thekson se sakrifica e këtyre dëshmorëve mbetet amanet i përhershëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe një kujtesë e pandryshueshme për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.