PDK sot me seancë të jashtëzakonshme për audioincizimin Kusari-Lila – Radoiçiq

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiq

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot (e premte), me fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist.

Kjo seancë vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radoiçiq, duke diskutuar për çështje të votimeve në Kuvend.

Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, theksohet se gjatë kësaj seance, partitë opozitare do të propozojnë një rezolutë për hetimin e veprimeve të Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj nga pozita.

Deputetja Kusari-Lila e ka cilësuar publikimin e audios si të montuar, duke hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet për përfshirjen e saj në veprime të paligjshme.

Njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për deputetët për seancë të jashtëzakonshme

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika