Peci nënshkruan udhëzimin administrativ për përcaktimin e rregullave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për përcaktimin e rregullave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka nënshkruar udhëzimin administrativ për përcaktimin e rregullave të identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve.

Ministri ka thënë se nga ky udhëzim mundësohet gjurmueshmëria, riregjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave, ndërsa nga ana tjetër eleminohen edhe abuzimet me numrat e matrikulave te kafshët.

Ai ka bërë të ditur se ky udhëzim pas publikimit 7 ditë në gazetën zyrtare, do të hyjë në fuqi.

“Andaj, fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, ka shkruar ministri i Bujqësisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika