Peci për fermerët: Çdo deklarim i rrejshëm, ka pasoja ligjore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se nga kontrollat e vitit të kaluar për subvencione kanë arritur të parandalojnë mashtrime që kapin shumën e afro 2 milionë eurove

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë përmes një postimi ka bërë të ditur se është bërë hapja e thirrjes për subvencione të këtij viti.

Sipas tij nga kontrollat e bëra vitin e kaluar kanë arritur të parandalohen mashtrimet.

“Të dashur fermerë, janë bërë më shumë se një javë nga hapja e thirrjes për subvencione për këtë vit. Nga kontrollat e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kemi arritur të parandalojmë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro,” shkruan Peci.

Peci ka kërkuar korrektësi në procesin e aplikimit.

“Më shumë se paralajmërim është lutja ime për ju që të jeni korrekt në procesin e aplikimit pasi edhe këtë vit Ministria do të ushtrojë kontrolle strikte dhe nuk do të tolerojmë mashtrime me deklarime të rrejshme.”

Ai ka shtuar se, çdo deklarim që haset të jetë i rrejshëm, ka pasoja ligjore.

“Ndërsa përqafojmë ardhjen e stinës së pranverës, le të tregojmë përkushtimin tonë me ndershmëri dhe integritetit në këtë proces.

Së bashku, le të mbjellim farën e besimit dhe transparencës ndërsa kultivojmë një të ardhme të begatë për bujqësinë e Kosovës,” ka shkruar Peci.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika