Peci për subvencionet: Për dy javë kemi shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës

Ministri Peci ka bërë të ditur se nga programi i granteve për bujqit, i cili kap shifrën prej 26 milionë euro, janë shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës. Sipas Pecit, përfitues të këtij aplikimi deri tani janë, gjithsej, 16 mijë e 593 aplikues

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se nga programi i granteve për bujqit, i cili kap shifrën prej 26 milionë euro, janë shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022.

Në një konferencë për media, Ministri Peci ka bërë të ditur se përfitues të këtij aplikimi deri tani janë, gjithsej, 16 mijë e 593 aplikues.

“Kam potencuar se java e tretë e gushtit do të jetë javë e fillimit të procesimit të mjeteve në kategorinë e subvencioneve dhe ne tashmë kemi filluar për një periudhë dyjavore. Ne kemi arritur që të distribuojmë gjithsej një shifër monetare prej 24.5 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar në programin e pagesave direkte për vitin 2022. Gjithsej përfitues deri në këtë fazë janë 16 mijë e 593 aplikues”, tha ai.

Kërkesat e procesit të pagesave direkte tashmë kanë filluar, mirëpo me qëllim të mosvonimit të procesit të distrubuimit të mjeteve, është caktuar data e dy shtatorit, që kultivuesit e grurit të deponojnë sasitë e grurit në Drejtoritë Komunale.

“Sa i përketë rendimentit apo përkrahjes me 3 centë për secilin kilogram të grurit, ne kemi caktur datën 2 shtator, andaj të gjithë fermerët që kanë qenë kultivues të grurit të deponojnë dëshmitë e tyre te drejtoritë komunale për bujqësi, deri me datën 2 shtator dhe atë dëshmi ta procedojmë në ministrinë e bujqësisë dhe ne do të realizojmë një pagesë të veçantë për të gjithë ata fermerë që vendosin të deponojnë sasitë e grurit te mullistët”, ka thënë Ministri Peci.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika