Megjithatë, Prokuroria ka dalë me një sqarim për opinionin publik, duke theksuar se rasti nuk lidhet me hetimet për keqpërdorim të granteve në bujqësi. Sipas tyre, kallëzimi i LDK-së lidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve nga Peci në Kuvend dhe Qeveri, dhe nuk ka lidhje me menaxhimin e subvencioneve.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”, ka sqaruar Prokuroria.