Mesfushori i Barcelonës, Pedri, do të mungojë për rreth katër javë për shkak të një lëndimi, raportoi Diario AS.
Sipas raportimit, lojtari 22-vjeçar pritet të kthehet në fushë pas pushimit, në fund të nëntorit, kur Barcelona do të nisë fazën vendimtare të sezonit.
Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Pedri ka pësuar një çarje në pjesën distale të muskulit biceps femoris në kofshën e majtë.
Nga klubi katalanas kanë bërë të ditur se koha e rikuperimit do të varet nga ecuria e shërimit, pa dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij në fushë.
