Pendarovski: KFOR-i ka kapacitet të përballet me situatën në veri të Kosovës

"Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për NATO-n nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, kështu ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se bazuar në vlerësimet e NATO-s, trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit të gjendjes atje.

Në një intervistë për televizionin maqedonas, Kanal5, Pendarovski tha se situata në veri nuk është për t’u nënvlerësuar, por beson në aftësitë e Aleancës për të menaxhuar situatën, shkruan REL.

“Situata nuk është për t’u nënvlerësuar, por NATO-ja ka fuqi të madhe atje. Nëse NATO-ja me forcat e saj ushtarake mund të qëndrojë pas Ukrainës, një vend me 45 milionë banorë, i sulmuar nga një vend me 145 milionë banorë, pa e nënvlerësuar situatën, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Pendarovski.

Për shkak të gjendjes së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, presidenti maqedonas tha se çdo dhjetë ditë ka bisedime me komandantin e KFOR-it për shkak se në misionin ushtarak të NATO-s marrin pjesë edhe 65 ushtarë maqedonas.

Ai tha se nuk duhet të ketë panik shtesë në opinion lidhur me situatën në Kosovë, sikur që nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, pasi, sipas Pendarovskit, “NATO-ja e ka situatën nën kontroll deri tani dhe në të ardhmen”.

Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika