Gjatë një vizite në qytetin Bor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përfshi në një ngjarje skandaloze.
Një grua, nën presionin e tij, pranoi para fëmijës së saj të sëmurë se nuk është nëna biologjike e tij, raporton Telegram, transmeton Dukagjini.
Gruaja, Gordana Kariq, përfituese e asistencës sociale, gjatë takimit parazgjedhor me Vuçiqin, u ankua për vonesat dhe problemet burokratike në pagesat për fëmijën e saj, i cili kishte kaluar disa operacione dhe kishte probleme të zemrës.
Në vend që të jepte një përgjigje konkrete për vonesat e pagesave, Vuçiq mbrojti institucionet dhe insistoi që ajo të jepte detajet për të “zgjidhur menjëherë problemin”, pavarësisht paralajmërimeve se nuk mund të fliste për këtë çështje para fëmijës.
“Mos gjykoni paraprakisht. E rëndësishme është të sulmojmë dhe të bëjmë ‘ua’. A e dini që Qendra për Punë Sociale kontrollon pasurinë?”, pyeti ai, duke sugjeruar se mund të kishte pengesa ligjore për marrjen e ndihmës.
Kariq u përgjigj se nuk kishte asnjë pasuri përveç shtëpisë ku jetonin, por dukej e shqetësuar dhe përpiqej të ndalte pyetjet, duke theksuar se nuk mund të fliste për problemin kryesor para fëmijës.
“Nuk më lejojnë ta adoptoj. Unë jam tezja e tij, nëna e tij ka ndërruar jetë. E kam ruajtur 13 vjet, përmbush të gjitha kushtet, por vazhdimisht më refuzojnë. Nuk doja që ta mësonte në këtë mënyrë se unë nuk jam nëna e tij”, tha Kariq mes lotësh.
Vuçiq reagoi duke thënë se procedurat janë të komplikuara, por se do të bëjnë gjithçka për të zgjidhur situatën dhe se gruaja është “për fëmijën gjithsesi si një nënë, sepse kujdeset për të”.
Ngjarja shkaktoi reagime të ashpra në publik, ku shumë qytetarë e konsideruan veprimin e Vuçiqit si “çmenduri” dhe “monstruozitet”.
Žena govori da ne može priča pred detetom.
Monstrum insistira da mu se kaže u čemu je problem.
Žena pred detetom otkriva da mu ona nije majka nego da je staratelj i da mu je majka preminula.PAKAO pic.twitter.com/YN5taNB3iP
— Суки (@doktorzakrave) February 20, 2026