Pensionohet legjenda e futbollit të Mitrovicës, Fetah Ibrahimi

36-vjeçari, Fetah Ibrahimi, është larguar nga fusha e blertë, e cila foli më së miri për të dhe cilësitë e tij sportive

Është pensionuar ish-mbrojtësi dhe trajneri nga Mitrovica, Fetah Ibrahimi.

18 vjet më parë, Ibrahimi kishte debutuar me Trepçën ‘89, duke qëndruar për tre vjet tek 89-shi, me një performancë të jashtëzakonshme në pozitën e tij.

Me “minatorët”, ai mbërriti deri në finale të Kupës, para se të largohej nga stadiumi “Riza Lushta”.

Me skuadrën e Trepçës, ai fitoi dy tituj, atë të kampionit të Kosovës dhe Superkupës.

Me Trepçën u shpall kampion edhe në Ligën e Parë të Kosovës, në vitin 2015.

Përveç dy skuadrave mitrovicase, mbrojtësi i krahut të djathtë, ishte pjesë e Drenicës dhe Vushtrrisë.

Ai kishte fituar çmimin si “Futbollisti i vitit 2018” në Mitrovicë.

Fetah Ibrahimi, u pensionua në ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22, në Ligën e Parë, para publikut vendas me fanellën e Trepçës. Së bashku me nderimet e klubit, ai mori duartrokitjet e merituara për karrierën e tij të gjatë në futbollin kosovar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika