Pentagoni: Kina po përgatitet të luftojë dhe mund ta pushtojë Tajvanin deri në vitin 2027

Një draft-raport i Pentagonit paralajmëron se Kina po zgjeron dhe modernizon shpejt arsenalin e saj ushtarak dhe bërthamor, dhe synon të jetë në gjendje të luftojë dhe të fitojë një konflikt me Tajvanin deri në fund të vitit 2027.

Raporti thotë se Kina ka vendosur më shumë se 100 raketa balistike me karburant të fortë DF-31 në silotë pranë kufirit me Mongolinë, duke shënuar rritjen më të madhe të kapaciteteve bërthamore në dekada.

Megjithatë, Pekini ka refuzuar çdo bisedim për kontrollin e armëve, duke e cilësuar raportimin mbi këtë përforcim ushtarak si “përpjekje për të shpifur kundër Kinës dhe për të mashtuar komunitetin ndërkombëtar.”

Raporti i Pentagonit nuk specifikon objektivat e mundshme të raketave të vendosura, por thekson se zgjerimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës po vazhdon dhe deri në vitin 2030 pritet që stoku i kokave bërthamore të kalojë 1,000.

Aktualisht, Kina ka rreth 600 kokë bërthamore, sipas të dhënave të vitit 2024.

Raporti gjithashtu paralajmëron se Kina mund të përdorë “forcë të madhe” për të rimarrë Tajvanin dhe se sulmet e saj mund të shtrihen deri në 1,500-2,000 milje detare larg territorit kinez, duke rrezikuar dhe sfiduar prezencën amerikane në rajonin e Azisë-Paqësorit.

Kina konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ribashkim, ndërsa zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se përgatitjet ushtarake kineze po përshkallëzohen me shpejtësi./Reuters

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika