Për 1 Maj, ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj do të ndalohet qarkullimi i veturave në Gërmi

Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve në Gërmi.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve ‘Normale’, ‘Sofalia’, ‘Tauk- Bahçe’ dhe restoranteve— villat Gërmia ‘Freskia’ dhe ‘Soma’ do të jetë: Kryqëzimi i rrugëve ‘1 Tetori’— ‘Nazim Gafulri’ dhe ‘Ymer Lutfi Paqarizi’; kryqëzimi i rrugëve ‘Nazim Gafurri’ – ‘Xhavit Ahmeti’ dhe ‘Dr Lee Gradica, si dhe Kryqëzimi i rrugëve ‘Shpëtim Robaj’ me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut ‘Gërmia’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Ata kanë thënë se Drejtoria e Inspekcionit do të kujdeset që ky urdhër të zbatohet.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika