Për 6 muaj pritet të funksionalizohet Instituti për Krime Lufte

Pas rregullimit të infrastrukturës ligjore, për themelimin e Institutit për krime e luftës, institucionet i presin edhe një varg procedurash të tjera. Pas miratimit të projektligjit që rregullon themelimin dhe funksionalizimin e një instituti të tillë, qeveria thotë se të gjitha procedurat do të përfundojnë brenda 6 muajsh. Nga Fondi për të Drejtën humanitare, thonë se është koha e fundit, që dokumentimi i krimeve të luftës të trajtohet seriozisht dhe urgjentisht

Organizimi i varrimit të civilëve të vrarë shqiptarë në fshatin Reçak

Pas miratimit në Kuvend të ligjit për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë, i njëjti pritet të funksionalizohet brenda 6 muajve të ardhshëm.

Para pak ditësh deputetët e partisë në pushtet, kanë miratuar në lexim të dytë, proejktligjit me anë të së cilit, parashihet të themelohet e të funksionoi instituti që do të dokumentojë krimet e kryera nga forcat serbe.

Nga qeveria e Kosovës, kanë thënë se pas miratimi në Kuvend, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi.

“Pas miratimit të Ligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të nxjerrën aktet nënligjore sipas legjislacionit në fuqi për rregullimin e strukturës funksionale, sistematizimit të brendshëm dhe funksionimit të Institutit. Këto akte nënligjore për zbatim të këtij ligji, do të nxirren brenda gjashtë muajve prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do të bëj dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.  Për arritjen e këtyre qëllimeve, Instituti do të bashkëpunojë me institucionet me fushëveprim të ngjashëm, organet e drejtësisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare vendore e ndërkombëtare, personat juridik dhe fizik brenda dhe jashtë Kosovës, në mbledhjen e të dhënave”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Që të gjitha procedurat teknike, duhet të kryhen brenda një afati të arsyeshëm e thonë në Fondin për të drejtën Humanitare, tek shtojnë se kjo duhet të ndodhë për arsye se Kosova është vonuar në dokumentimin e krimeve.

“Tani varet prej zyrës së kryeministrit, dhe prej këtyre sigurisht që do të  ketë edhe konkurse për puntorët të cilët do angazhohen në këtë Institut, dhe është mirë që përsoneli që angazhohet, të angazhohet për një periudhe të gjatë e jo një peridhe ad hoc, për arsye se hulumtimi i krimeve të luftës, kërkon një vazhdueshmëri të punës në këtë drejtim, mbetet të shihet se brenda cilës periudhë do të funksionalizohet”, ka thënë Amer Alija.

Në shtator të vitit të kaluar, kabineti qeveritar miratoi, projektligji për themelimin e institutit, me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.

Një institut i tillë, ka qenë funksional nga vitit 2011 deri më 2018, por i njëjti ishte shuar, në kohën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, me arsyetimin se zyrtarët nuk kishin përmbushur detyrimet e tyre.

Ekzekutivi, në mesin e premtimeve për dokumentimin e krimeve të luftës, vazhdimisht kishin përmendur edhe hartimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, për krimet e kryera në Kosovë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika