Për herë të parë komuna e Zveçanit me organizime për 28 nëntor

Kulla e heroit kombëtar, Isa Boletini, edhe këtë 28 nëntor ka qenë adresë për shumë shqiptarë. Këtë vit, për herë të parë u festua edhe me organizime të komunës së Zveçanit

Si çdo nëntor, Gazmend Boletini po pret e përcjell mysafirë të shumtë, të cilët për festën e flamurit erdhën në Boletin.

Festa, sipas stërnipit të heroit kombëtar, këtu kishte filluar me të nisur muaji nëntor.

“Fillimisht me shkollat e Kosovës, e Shqipërisë, pastaj edhe nga Kosova lindore… Besoj që sot pranë varrit të tij, pranë eshtrave të tij, bashkëluftëtarëve të tij, me mijëra mijëra qytetarë sot e nderuan dhe e respektuan veprën dhe jetën e Isa Boletinit dhe kontributin e tij në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Boletini.

Nga Tirana në Boletin, erdhi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

“Këta gurë (të kullës së Isa Boletinit) qëndrojnë përherë garanci e identitetit tonë kombëtar, e përkatësisë sonë evropiane, e vendosmërisë tonë për të ndërtuar shoqëri demokratike, evropiane, por të pavarura dhe me liri të pacënuara”,ka thënë Basha.

Me të, ishin edhe një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky 28 nëntor, u festua më ndryshe në Boletin. Për herë të parë, organizime u mbajtën edhe nga komuna e Zveçanit, ku prej muajsh udhëheqë një kosovar.

“Me të vërtetë, prej pasluftës për herë të parë është mbajtë manifestimi tek kulla e Isa Boletinit nën patronazhin e kryetarit të komunës. Është një kënaqësi e veçantë për mua… Do të vazhdojmë tash tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, në Prekaz, Gllogjan dhe kështu besoj brenda ditës do t’i vizitojmë disa vende”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Në Boletin, gjatë ditës ka qëndruar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika